Home AKTUALITET Rama: “Jam shumë i gjatë s’ulem dot të fus duart në xhepat...

Rama: “Jam shumë i gjatë s’ulem dot të fus duart në xhepat e tjerëve”

881
0

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka folur për protestën kundër rritjes së çmimit, ndërsa pritet që të fillojë për pak protesta në Sheshin Skëndërbej.

Rama tha se është turp që një vend i NATO-s proteston për rritjen e çmimeve që vjen sipas tij si pasojë e luftës dhe që ka prekur të gjithë botën.

Ai tha se nuk mund të hiqet taksa e naftës, pasi nëse hiqet taksa atëherë do të rritet energjia elektrike.

“Ne nuk jemi këtu për të ulur naftën për ata që duan të furnizojnë foristradat X5 për të bllokuar rrugët, për turpin e dheut ndërkohë që e gjitha Europa del në protesta për tu solidarizuar me ata që i kanë bombat mbi kokë, që u ndahen familjet me dhunë.

Këtu janë disa që dalin me makina X5 dhe bëjnë protesta me drita iPhone. Nuk kanë pensionistet drita iPhone dhe as vetura për të mbushur. Nuk janë gratë ndotëse të mjediasit. Mjedisin e ndot djegia e karburantit prandaj ata që kanë mundësi më shumë do paguajnë më shumë. Në këtë kohë është koha për të nderë mirë. I vetmi vend i botës i NATO-s që del dhe bën protesta për llogari të disa personazheve.

Ne jemi këtu edhe për transportin tuaj. Ju vini me furgon me autobus. Por ka shumë si ju që marrin autobusin dhe jemi këtu që mos ju rritet çmimi dhe kemi vendosur 5 milion dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës. Ju nuk e ndjeni fare rritjen.

Nuk jemi këtu për të ulur taksën e naftës dhe të rrisim energjinë elektrike. Duhet ta heqim nga mendja se biznesi i vogël të paguaje 0 taksë e 0 TVSH. Vjedh vjedh, e para jam shumë i gjatë për të futur duart në xhepat e tjera. E dyta gjyshja më ka mësuar se kur shkon në varr nuk punon karta e kreditit. Kështu edhe pronarët duhet ta kuptojnë që kanë plot. Pronarët duhet ta kuptojnë këtë gjë” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here