Ditën e sotme militantë të Sali Berishës nga njësia 8 në Tiranë janë gjendur para selisë së Partisë Demokratike për t’u futur brenda.
Ata kanë kërkuar të hapet garë për zgjedhje në PD dhe të zhvillojnë një mbledhje por dyert e selisë i kanë gjetur të mbyllura.
“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Blofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”,-tha përfaqësuesi i tyre.