Home POLITIKE Kryemadhi: Treçereku i politikanëve kanë biznese me Rusinë

Kryemadhi: Treçereku i politikanëve kanë biznese me Rusinë

758
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë kanë biznese të lidhura me Rusinë.

Teksa komentoi sanksionet dhe u shpreh qeveria duhet të marrë masa për importet e ushqimeve, Kryemadhi tha se një ndër ata që kanë biznese të lidhura me Rusinë është bashkëshorti i ministres së Bujqësisë Frida Krifca.

“Tre çereku i tyre kanë biznese me Rusinë, burri i zonjës Krifca që nxorri të dhënat e pagës, a nuk ishte ai kompania? Këtu ka kaq shumë ngjarje dhe skandale sa që ne harrojmë thelbin e asaj.

Doli Niko Peleshi tha s’ka nevojë për rezolutë, erdhën me rezolutë pastaj. Filloni merrni masa për ushqimin, se ne miellin, vajin, qumështin, i marrim nga Serbia. Serbia është bërë lidere në Ballkan”, deklaroi Kryemadhi në SyriTv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here