Ndërkohë që kryeministri Rama i quajti protestat e këtyre ditëve si të turpshme, nga ana e tij ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestën e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Univesitetit të Tiranës, për ditën e nesërme në orën 11:00.
‘Studentët zbresin në shesh, nisin revoltën! Mjerë tirani! Rrofshin studentët!’, shkruan Berisha në Facebook.
Slogani i protestës është ‘Të bien çmimet ose qeveria’.
Mësohet se policia nuk do ti lejojë më protestat.