Home AKTUALITET “I shita një makinë me motor të prishur”, 45-vjeçari tregon si u...

“I shita një makinë me motor të prishur”, 45-vjeçari tregon si u përpoqën ta vrisnin me thikë

795
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tentativën e vrasjes së 45-vjeçarit Vladimir Mersini nga dy vëllezërit Anxhelo dhe Endrit Dashi. Dy vëllezërit Dashi përkatësisht 23 dhe 26-vjeç ditën e djeshme kanë tentuar të vrasin me thikë 45-vjeçarin. Ky i fundit ka deklaruar se sherri mes tyre ka nisur para disa kohësh kur ai i kishte shitur një makinë njërit prej vëllezërve Dashi.

Konflikti me vëllezërit nisi për shitjen e një makine. Njërit prej vëllezërve i shita me akt noterial një makinë 2 mijë e 500 euro por ia thashë që në fillim që makina nuk kishte motor të mirë. Ai ra dakord ta blinte dhe t’ia ndërronte. Më pas kur nuk gjeti motor më tha mua më ndihmo të marr një kredi dhe t’i dilja unë garant. Unë nuk pranova dhe kështu marrëdhëniet tona u prishën.

Më tej ai ka treguar se sherri i cili agravoi në nxjerrjen e thikës nga vëllezërit Dashi kishte nisur për vendin e parkimit të taksive.

Ne punojmë bashkë taksistë prej shumë kohësh. Konflikti i fundit ndodhi për shkak të vendqëndrimit të taksistëve. Ngjarja ndodhi të hënën në orën 13:30. Unë kisha parkuar dhe po pushoja në pushimin e drekës. Një nga vëllezërit erdhi hapi derën me dhunë më ofendoi dhe tentoi të më godiste me thikë. Fatmirësisht shpëtova. Jam gërvishtur vetëm pak në faqe. Ndërhyri pronari i një lokali afër dhe njerëz të tjerë që ai mos më sulmonte. Më pas erdhi dhe vëllai tjetër dhe bëri të njëjtën gjë. Pastaj mbërriti policia dhe i arrestoi të dy.
“I shita një makinë me motor të prishur”, 45-vjeçari tregon si do vritej me thikë nga dy vëllezërit taksistë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here