Home Kryesore Kim nuk ndahet nga Rama: Të mbajmë njëri-tjetrin

Kim nuk ndahet nga Rama: Të mbajmë njëri-tjetrin

409
0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka qenë e pranishme në takimin ku është nënshkruar marrëveshja me Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universititetit të Michiganit.

Kim u paraqit në krah të kryeministrit Edi Rama.

Diplomatja amerikane theksoi  që SHBA do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit shqiptar, duke nënvizuar se nuk ka për të harruar kurrë rastet ku Shqipëria ka treguar se ka një popull mjaft human.

Nuk kam për ta harruar kurrë mikpritjen dhe humanizmin e popullit shqiptar atë ditë dhe këtë s’e harrojnë as njerëzit që ju ndihmuat. Kjo është një vlerësim për të gjithë popullin. Është meritë. Ajo që qeveria bëri nuk bëhet për shkak të politikave, por për shkak të karakterit shqiptar. Falë përpjekjeve të të gjithëve qeveria e SHBA e shqiptare, sot jemi këtu që ata që kanë ardhur nga Afganistani t’i zhvillojnë mësimet në SHBA. Jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu sepse secili nga ju është ilustrues.

Ne punojmë drejt një qëllimi për t’iu përgjigjur situatave të vështira. Ky program master tregon angazhimin e USAID dhe profesionalizmin e qeverisë shqiptare. Sot ne festojmë jo vetëm suksesin e këtyre studiuesve të përkushtuar, por edhe një partneritet të ri. Ky partneritet mes universitetit të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor do të hapë mundësi të reja.

Zyrtarisht SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike 100 vite më parë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë njëri-tjetrit. Është e përshtatshme që ne bëjmë diçka që përfaqëson rritjen, që është arti për të punuar së bashku dhe mbajtur njëri-tjetrin. Jemi këtu për të përgëzuar të gjithë studiuesit nga Afganistani. Urime të gjithëve. Presim të vini në Amerikë dhe të bëheni nënshtetasit tanë.”, tha Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here