Home Kryesore Rama: Ata që kanë makina kanë më shumë lekë

Rama: Ata që kanë makina kanë më shumë lekë

811
0

Mijëra qytetarë janë duke protestuar para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit dhe jo vetëm. Nga ana tjetër, Edi Rama është duke zhvilluar një takim me fermerët për prezantimin e paketës sociale për këtë kategori.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha dhjetëra herë se rritja e çmimeve vjen si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, ndërsa theksoi se ata që kanë makinë, kanë më shumë se ata që s’kanë.

“Rritja e çmimeve ndihet dhe në Australi. Edhe në Australi ka rritje të çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. S’ka hy në luftë një mëhallë me një mëhallë, s’ka hy në luftë Sukthi me Manzën, por një fuqi tregtare që ka burime të naftës, gazit dhe një nga prodhuesit kryesorë të lëndëve të para Rusia me Ukrainën, një nga prodhuesit kryesorë të drithërave. Ata që kanë makinë, kanë më shumë se ata që s’kanë. Ata që kanë më shumë do bëjnë çik më shumë sakrificë.”-tha Rama.

Rama: Ata që kanë makina kanë më shumë lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here