Home AKTUALITET Fëmijët i vënë zjarrin shtëpisë në Berat, shkrumbohet gjysma e saj

Fëmijët i vënë zjarrin shtëpisë në Berat, shkrumbohet gjysma e saj

566
0

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat. Mësohet se dy fëmijët e familjes Gjata teksa ishin duke luajtur me njëri-tjetrin kanë ndezur një zjarr në katin e dytë të banesës së tyre.

Flakët e zjarri janë përhapur me shpejtësi drejt mobilieve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa, duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shtëpisë. Favorizuar edhe nga era, zjarri ka rrezikuar edhe banesat e tjera të cilat ishin shumë pranë shtëpisë e cila ishte përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht kryefamiljari, Krenar Gjata, bashkëshortja dhe dy fëmijët kanë arritur të dalin në kohë nga banesa që digjej dhe të thërrisnin zjarrfikësen. Puna e zjarrfikësve u vështirësua shumë për shkak të rrugicave të ngushta dhe kjo bëri që pothuajse gjysma e banesës së familjes Gjata të shkrumbohej e gjitha.

Fëmijët i vënë zjarrin shtëpisë në Berat, shkrumbohet gjysma e saj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here