Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedaniu u sulmua nga mediat dhe jo vetëm, për shkak se i kishin publikuar disa video private me qëllim dëmtimin e imazhit te gjyqtares. Por çfarë të keqe ka edhe sikur Enkeleda do ti kishte publikuar vetë ato video?
Çfarë paraqisnin ato video? Drogë, lidhje me mafien, abuzim me detyrën, çfarë? Të gjithë kemi bërë video, nga më të ndryshme gjatë momenteve tona të jetës. Por në këtë rast i vetmi shteg ku sulmuan bandat dhe mediat ishin pikërisht disa video private. A e dini se kush është në të vërtete Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedaniu, që ju e sulmoni kaq shumë? Ajo mbaroi shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit.
Kapedaniu ndërmori disa vendimi për çështje të ndryshme që ishin të nxehta dhe delikate, dhe ja arriti me sukses. Me pak fjalë, as mediat dhe as bandat në këto vite nuk i gjetën asnjë pikë të dobët, ajo po shkëlqente. E për këtë shkak ajo u rrit në detyrë. Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë.
Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e Vettingut, ku do ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.Pra, asnjë media nuk foli për karrierën e gjatë disa vjeçare të Enkeleda Kapedaniu. E për klikime mashtruan, radhe herë edhe duke abuzuar me shpifje e përbaltje duke shkaktuar dhimbje në familjen e saj.
Ja si u shpreh Enkeleda Kapedaniu gjatë zhvillimit të seancës në KLGJ: “Kam vënë punën mbi familjen, do provohet që u bëra “kokë turku”. Është e qartë se kjo situatë mori përmasa të tilla pasi ka qenë e qëllimshme, jo vetëm për të dëmtuar imazhin tim si femër, si motër, si vajzë, si nënë dhe si grua, por kryesisht në karrierën time profesionale.
Të tilla reagime në media, publiku dhe institucionet nuk kanë pasur as kur gjyqtarët janë ndaluar për kryerjen e një vepre penale, apo korrupsion. Çfarë veprimi kaq denigrues ishte duke u shfaqur në video? Mos ndoshta isha duke kryer veprime të pahijshme në drejtim të dosjes, pelerinës, sallës së gjykimit apo ndonjë element tjetër që lidhet me profesionin? Mos vallë isha duke konsumuar cigare, alkool, drogë, apo ndonjë lëndë tjetër”, është shprehur Kapedani.
Megjithatë gjyqtarja Enkeleda Kapedani kërkoi falje për sjelljen e saj ndërsa shtoi se videot janë bërë jashtë orarit zyrtarë të punës. Ndër të tjera ajo në fund hoqi dorë edhe nga posti i zëvendëskryetares së Gjykatës së Elbasanit. Pra, kështu funksionon këtu tek ne, vite pune, vite përkushtim ndaj detyrës, të gjitha fshihen për një video private ku nuk ka asgjë të keqe apo të pahijshme. Gjithsesi Këshilli i lartë gjyqësor do të shqyrtojë në seancat në vijim edhe kërkesën tjetër të Kryeinspektorit Artur Metani për masën disiplinore shkarkim nga detyra për magjistraten Enkelejda Kapedani. ILD pretendon se ajo ka shkelur kodin e etikës me publikimin e videove të saj.