Home Kryesore Alqi Bllako mund të marrë me vete Erion Veliajn, dokumenti që e...

Alqi Bllako mund të marrë me vete Erion Veliajn, dokumenti që e nxjerr zbuluar

1337
0

Ditën e sotme, SPAK, urdhëroi arrestimin e Alqi Bllakos, deputetit socialist që duket se i ka zhytur mirë duart në paratë e inceneratorëve. Sipas SPAK, kontrata koncensionare u ndryshua dy herë dhe këto ndryshime janë bërë pikërisht nga Alqi Bllako, në atë kohë sekretar në Ministrisë e Mjedisit. Në dosje përmendet edhe fakti që babai i Alqi Bllakos merrte një pagë prej 6 mijë EURO në muaj, por që është paraqitur tek inceneratori vetëm 2-3 herë gjithsej. Ai ka përfituar plot 150 MLN lekë nga kompania koncesionare.

Alqi Bllako, është personi i dytë i një niveli të lartë që pritet të arrestohet për çështjen e inceneratorëve, por theksojmë që është serish një ‘cironkë’, krahasur me ‘peshkaqenët’ që xhirojnë miliona euro nga kjo aferë korruptive.

Një nga ta dyshohet se është edhe Erion Veliaj. Sipas një dokumenti, të publikuar pak kohë më parë nga një gazetar investigativ, Erion Veliaj ka miratuar ndërtimin e inceneratorit 128 Milionë euro të Tiranës. Siç shihet edhe nga dokumenti, kjo shkresë është një kthim përgjigjeje për Alqi Bllakon, me detyrë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Konkretisht në dokument thuhet se Bashkia Tiranë shprehet parimisht dakord përsa i përket rolit të saj, referuar Studimit të Fizibilitetit paraqitur nga ana e Ministrisë së mjedisit. Nuk dihet nëse ky dokument ka arritur deri në SPAK, por Alqi Bllako mund të marrë edhe persona të tjerë pas vetes së tij, madje pa e hapur gojën aspak para prokurorëve që hetojnë me pikatore.

Këmbanat bien për ata që kanë vesh, kështu që Lali Leku, shtrëngo dhëmbët dhe bëhu burrë. Pas Alqi Bllakos mund ta kesh radhën ti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here