Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryesinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja raportohet se do të zhvillohet në orën 17:00 në selinë rozë.
Mbledhja e kryesisë vjen, pas urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK për aferën e inceneratorëve, mes të cilëve është edhe deputeti Alqi Bllako.
Ky i fundit ka njoftuar mbrëmë se do ta dorëzojë me vullnet mandatin dhe pas këtij hapi do të provojë prangat e ftohtë të SPAK.