Një grua është ngritur nga karrigia dhe është përballur në emision live me Ramën, duke i kërkuar llogari për pensionin e ulët pasi siç thotë ajo e ka të pamundur jetesën me 75 mijë lekë. Por kryeministri e pyeti me mburrje nëse e ka marrë bonusin me vlerë 30 mijë lekë të vjetra si pjesë e paketës së Rezistencës Sociale. Më pas e urdhëroi zonjën të ulej në karrige.
Debati në Opinion:
E moshuara (çohet nga karrigia dhe i drejtohet tavolinës së Ramës): Marrim pension të ulët…
Rama: E more bonusin e “Rezistencës Sociale” me vlerë 3 mijë lekë të reja?
Pensionistja: Po e mora, nuk mjaftojnë…
Rama: Ik ulu tani aty!