Home AKTUALITET Edi Rama njofton rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kush do preket?

Edi Rama njofton rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kush do preket?

910
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS ka njoftuar ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për një fashë të konsumatorëve. Gjatë fjalës së tij Rama tha se 5% e konsumatorëve harxhojnë 25% të energjisë elektrike për abontët familjarë dhe sipas tij këta duhet të paguajnë më shumë.

Ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike më tepër se sa masa e gjerë e popullit se janë më të pasur. Ne po shkojmë kundër rrymës, që pensionistët tanë të mos kenë një dhimbje koke të shtuar, për shkak të rritjes së faturës së energjisë, ndërkohë që 5% e konsumatorëve, që konsumojnë 25% të energjisë, nuk do të vazhdojmë që ti mbajmë me të njëjtin kujdes, siç bëjmë me familjet e punonjësve të zakonshëm. Që do të thotë se ai 5% do të duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët, përpjekja më e madhe u kërkohet atyre që kanë më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here