Home Kryesore Paloka: Ambasadorja Yuri Kim ka ndërhyrë në gjykatë, Berisha ka prova

Paloka: Ambasadorja Yuri Kim ka ndërhyrë në gjykatë, Berisha ka prova

756
0

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në gjykatë nëpërmjet pushtetarëve.

Ai tha mbrëmjen e sotme në “Syri Tv” se ish-kryeministri Sali Berisha ka tre burime informacioni që e vërtetojnë këtë.

“Berisha tha se ka tre burime informacioni që e vërteton këtë. Ndërhyrja është bërë dhe publikisht, kërcënimet e gjykatës që Kim i quan normale. Në cilin vend demokratik të botës mundet një ambasador t’i japë urdhra gjykatës”, tha Paloka.

Sipas tij diplomatja e SHBA që kur ka ardhur në Shqipëri, ka sulmuar opozitën vazhdimisht.

“Edhe para shpalljes non grata të Berishës. I kam thënë Bashës dil reago kur ambasadorja sulmon. Ai nuk e ka kundërshtuar kurrë, dihen reagimet e tij.”, u shpreh deputeti Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here