Kartëmonedhat e falsifikuara euro po shtohen në masë kohët e fundit dhe numri i “viktimave” që bien pre e këtyre mashtrimeve po rriten. Së fundmi në Kosovë është zbuluar një rast i tillë ku një punëtor picerie i ka pranuar një klienti një kartëmonedhë 500 euroshe të falsifikuar. Punëtori ka deklaruar në polici se 500 eurot i kishte marrë nga 3 persona, pasi kishte dërguar një porosi në rrugën “Kadri Halimi”, në Prishtinë. Porosia e këtyre tre personave ka kushtuar rreth 80 euro dhe punëtori iu ka kthyer atyre mbi 400 euro por origjinale.
Në momentin e pagesës, punëtori s’e ka vërejtur se paratë mund të jenë të falsifikuara, por pasi kartëmonedha është testuar në aparat, ka rezultuar e falsifikuar.