Është publikuar masa administrative ndaj Ajas Sulejmenit, 39-vjeçari që aksidentoi ditën e djeshme një çift me fëmijën e tyre tremuajsh.
Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë që renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve.