Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lushnje.
Një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj.Pas ngjarjes vajza së bashku me nënën e saj ka refuzuar të shkojë në komisariat.
Mësohet se 17-vjeçarja ka goditur me thikë vëllain 18-vjeçar pas një konflikti momental,
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.