Një incident i çuditshëm ka ndodhur së fundmi në autobusin e linjës Kadıköy-Ataşehir, Stamboll pasi një burrë është kapur duke filmuar njē grua që kishte veshur fustan. Gruaja sapo ka parë që burri po e filmonte ka bërtitur me të madhe dhe pasagjerët kanë ndërhyrë menjëherë. Ata nisën t’i bërtisnin dhe telefonuan menjëherë policinë por ai iu tha se ishte baba i 2 fëmijëve dhe se nuk kishte bërë asgjë të keqe.
Burri nē deklaratën e tij në polici tha:
Po e çoja telefonin për riparim sepse më ishte prishur. Meqenëse më prishej telefoni herë pas here bënte foto dhe i dërgonte mesazhe vetes. Kjo është një ngjarje e ndodhur tërësisht pa vetëdijen time.
Duke pretenduar se ishte inxhinier dhe punonte 24 orë në ditë, burri tha:
“Prandaj kam qenë në gjumë dhe jam jashtëzakonisht i lodhur. Nuk e pranoj akuzën që më bëhet.”
Por pavarësisht këtyre deklratave burri u akuzua për ngacmim seksual dhe iu ndalu afrimi prej 200 metrash distancë nga shtëpia e gruas.