Home Kryesore LRE zhvillon Kuvendimin ku shpalos Programin Politik.

LRE zhvillon Kuvendimin ku shpalos Programin Politik.

706
0

Partia Lëvizja e Re organizoi Kuvendimin e Hapur, gjatë të cilit paraqiti shtyllën kryesore prej 4 pikash për konsolidimin e kuadrit ideologjik dhe elektoral të saj.

Kryetari i LRE Arian Galdini, në fjalën e tij paraqiti boshtin ideologjik dhe parimet mbi të cilat është ngritur dhe do të vijojë betejën e saj politike, por edhe sakrificat që Lëvizja e Re si parti e qendrës së djathtë humane ka kaluar, si një parti opozitare.

Sipas Galdinit, qytetaret janë të zhgënjyer nga të gjitha forcat politike në Shqipëri, dike nënvizuar faktin ka ardhur koha që LRE të jetë shpresa e vërtetë, për një të ardhme më të mirë.

Me tej Galdini deklaroi së në programin e LRE, prioritet i prioriteteve do të jetë investimi tek burimet njerëzore, si aseti më madh që kanë kombet dhe kjo është e vlefshme edhe në rastin e Shqipërisë.

Një nga pikat e thelbësorë e programit janë edhe të rinjtë, synimi për rritjen e tyre profesionalisht, po ashtu ndalim e largimit masive të tyre nga vendi. Galdini deklaroi para qindra mbështesvë të tij se baza e programit është pikërisht edhe biznesi i vogël, i cili duhet çliruar nga kthetrat e oligarkëve, që ata të prodhojnë të ardhura dhe të mira materiale për vetën dhe gjithë shoqërinë dhe jo të jenë me frikën e falimentit çdo ditë.

Lëvizja e Ballkani i Hapur u kundërshtua hapur nga LRE, jo si koncept, por nisur nga realizmi konkret, duke e cilësuar një lojë eksperimentale të kryeministrit Rama dhe presidentin Vuciç. Kjo lëvizje sipas Galdinit dëmton çështjen kombëtare, e kryesisht njohjen dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës. Sipas kryetarit të LRE e ardhmja e sigurtë dhe më e mirë për Shqipërinë dhe Kosovën është anëtarësimi i plotë në BE:

Ndërtimi i një politike në shërbim të Fëmijëve të së Ardhmes, si në koncept filozofik, por edhe atë jetësor është një shtyllë panengociueshme në programin e LRE. Sipas Galdinit kjo është e vetmja rrugë për t’ u dhënë shansin e mohuar deri më sot shqiptarëve, sepse detyra e politikës është të mendojë për brezat që vijnë dhe jo për zgjedhjet apo votimin e radhës.

Të pranishëm në këtë takim, të mbajtur në ambientet e Tirana Internacional, ishin gjithashtu drejtues dhe përfaqësues të forcave politike opozitare shqiptare si z. Eno Bozdo i Partise Demokratike, z. Agron Duka Kryetar i Partisë Agrare Ambjentaliste, z. Dashamir Shehi i LZHK, Artur Roshi i Ballit Kombëtar Demokrat, Eduart Abazi i Aleancës Demokratike. Gjithashtu pati përshëndetje e prani edhe të subjekteve politike nga Kosova ku z. Lutfi Haziri përshëndeti në emër të LDK, z. Zijadin Sela përshëndeti në emër të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kuvendimin e LRE e përshëndeti edhe deputetja e parlamentit kroat me origjinë shqiptare, znj. Ermina Lekaj si edhe shqiptari i parë i zgjedhur si Këshilltar Bashkiak në Londër z. Kastriot Berberi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here