Home Kryesore Pa dashurinë e doktorit dhe të servilave në PD/ Ditëlindja e vetmuar...

Pa dashurinë e doktorit dhe të servilave në PD/ Ditëlindja e vetmuar e Lulit

713
0

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Lulzim Basha, sot ka ditëlindjen.

Njeriu, i cili erdhi nga hiçi dhe u bë udhëheqës.

Ministër ku i desh qejfi, ku shkëlqeu pa diskutim, më pas kryetar bashkie dhe kryetar opozite, është i vetmi në botë që bëri vetëvrasje politike, publikisht edhe pse e donin të gjithë, edhe kur humbte thërrisnin Lulin, ai fillonte luftën, pastaj luftën tjetër, ditëlindje më ditëlindje korrte vetëm fitore.

E donin kaq shumë Lulin sa Luli në fund dha dorëheqjen fatkeqësisht.

Tani ka ngelur vetëm. Kjo është ditëlindja e tij e parë e vetmuar.

Luli në këtë 12 qershor feston pa dashurinë e doktorit, pa dashurinë e servilave në oborrin e partisë, por ai gjithmonë ka afër Joridën, Gaz Bardhin, Enkelejd Alibeajn, ka afër dhe kunatin të cilin e bëri një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri.

Luli nuk lindi kot më 12 qershor, ai është shpirtërisht i lidhur me Partinë Socialiste ku pritet që së shpejti të marrë titullin “Honoris Cauza” për kontributin e tij në fitoren e 3-të dhe të 4-rt të socialistëve.

Ai mbush sot, sipas të dhënave zyrtare, plot 48 vjeç. Është një politikan kalibri, është një kuadër i lartë i shoqërisë sonë, që shkëlqen dhe shpreson se në të ardhmen do të bëhet kryeministër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here