Home AKTUALITET Në bursë çmimi i naftës bie në 113 $ për fuçi, shqiptarët...

Në bursë çmimi i naftës bie në 113 $ për fuçi, shqiptarët e paguajnë ende 265 lekë/litri

505
0

Ditën e djeshme bordi i Transparencës së Ramës vendosi rekordin e ri të çmimit të naftës. Që prej orës 18:00 çmimi i naftës me pakicë është shitur me 265 lekë/litri nga 258 që ishte pak ditë më parë. Me vendim të bordit ky çmim do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme ku sipas tyre do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Por duket se bordi i Transparencës nuk është aq i mirëinformuar ose nuk do të jetë për ndryshimet që çmimi i naftës po pëson çdo ditë e më shumë në bursë. Ditën e sotme, një fuqi nafte në bursë shitet rreth 113 dollarë dhe kjo ulje vazhdon prej ditësh. Por këto ulje bordi ynë s’ka ndërmend t’i pasqyrojë në vendimet për çmimet e karburanteve pasi çmimet sa vijnë e rriten edhe më shumë e ata që vuajnë janë shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here