Home AKTUALITET Grekët do marrin “Syrin e Kaltër”? Reagimi i Ministrisë së Turizmit dhe...

Grekët do marrin “Syrin e Kaltër”? Reagimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

438
0

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka reaguar pas lajmeve të fundit mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit. Sipas dy ministrive nuk ka asnjë marrëveshje të tillë për një projekt të ngjashëm, edhe pse mediat greke e kanë publikuar disa herë.

Reagimi:

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron: Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat.

Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të ‘Parkut Natyror’ me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut’, mbyllet reagimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here