Home Kryesore Çmendet Spiropali, fyen deputetin/ Kërcënon në emër të bashkëshortit të Xhaçkës?

Çmendet Spiropali, fyen deputetin/ Kërcënon në emër të bashkëshortit të Xhaçkës?

2125
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur shumë e indinjuar në Kuvend sot në lidhje me akuzat e deputetit Agron Shehaj, sipas të cilit Qeveria shqiptare ka shpallur investitor strategjik bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka.

Shehaj ka thënë se nuk është rastësi që ditën që ai i kishte kërkuar interpelancë për ligjin e investimeve strategjike, kryeministri Edi Rama është në Bruksel.

“Kryeministri nuk erdhi, Xhaçka nuk është, sepse kryetarja e Kuvendit, të vetmen të enjte që gjeti ishte ditën e samitit në Bruksel. Unë nuk mendoj që është rastësi. Ka të bëjë më faktin që për të mohuar vjedhjet, Rama nuk mund të ishte këtu vetë, as ministrja Xhaçka. Nxorën Elizën, më falni, zonjën Spiropali, që të thoshte këtu ‘Ku është problemi?!’”, tha Shehaj.

Ndërkohë, ai e mbylli fjalën e tij duke pyetur Ramën dhe ministrat nëse kanë turp që vjedhin një nga vendet më të varfra në Europë.

Por, pas fjalës së Shehajt është përgjigjur Spiropali, e cila ka “kërcënuar” në emër të bashkëshortit të Xhaçkës, me padi në gjyq.

“Interpelancat bëhen për çështje publike, jo për  biznese individuale apo për të telendisur njerëz me mikrofonin e Kuvendit. Por që kur zotëria është bërë kalë karroce i qorr fermanit nuk i dallon dot këto të dyja. Ishte një biznesmen i nderuar kur hyri në politikë dhe po del si një ushtar i qorr fermanit. Nuk di as çfarë nxjerrë nga goja, as peshën e fjalëve, na përmend ne turpin. Ka turp më të madh se lukunia juaj që jeni bërë bashkë për të mbrojtur një njeri nga krimet dhe vjedhjet që ka bërë. Në rast se bashkëshorti i ministres do të na hidhte në gjyq, ty dhe mua bashkë, do ta fitonte këtë gjyq”-tha Spiropali.

Po ashtu Spiropali, i është drejtuar me gjuhë fyese deputetit Boçi, duke e quajtur “kalë karroce”.

“Pusho, pusho ti se ti je i pari kalë karroce. A nuk është turp zotëri? Një tufë burrash që bërtasin nga vendi. Ul zërin, abuzoni këtu me të drejtën për interpelanca.” -u shpreh Spiropali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here