Home AKTUALITET Shqiptarët zhvendosin shtëpitë e barit në Gjermani, 30-vjeçari kapet duke ruajtur 1000...

Shqiptarët zhvendosin shtëpitë e barit në Gjermani, 30-vjeçari kapet duke ruajtur 1000 rrënjë kanabisi

867
0

Një plantacion i madh kanabisi është zbuluar ditën e djeshme në një ndërtesë apartamentesh në Unna në North Rhine-Westphalia, Gjermani. Sipas mediave gjermane një shtetas shqiptar që po qëndronte me bimët u përpoq të shpëtonte nga një dritare por më kot.

Një informacion telefonik që mbërriti në qendrën e kontrollit të policisë në Unna të martën pasdite i vuri autoritetet në gjurmët e plantacionit. Pas informacioneve të marra hetuesit gjetën atë që kërkonin në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Afferde. Ata zbuluan gjithsej rreth 1000 bimë kanabis dhe pesë kilogramë marijuanë që ishin korrur tashmë. Sipas policisë, plantacioni i kanabisit shtrihej në dy kate në shtëpinë në Unna-Afferde. Përveç plantacioneve të drogës policia gjeti edhe një shqiptar i cili sapo u pikas nga policia ka tentuar të arratiset nga dritarja por u arrestua.

Policia ka sekuestruar bimët e kanabisit, marijuanën dhe pajisjet teknike të plantacionit. Sipas policisë, 30-vjeçari do të dalë të mërkurën para Prokurorisë. Hetimet për plantacionin e kanabisit në Unna-Afferde janë në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here