Home AKTUALITET Kaos në spitalin e Durrësit! Qytetarët thyejnë xhamat, 30 pacientë në radhë...

Kaos në spitalin e Durrësit! Qytetarët thyejnë xhamat, 30 pacientë në radhë dhe 1 mjek në shërbim

871
0

Dihet që stina e verës sjell viroza të shumta te qytetarët e bashkë me to rritet edhe numri i atyre qê kërkojnë shërbim mjekësor në spitale. Pasditen e sotme spitali i Durrësit është përballur me një fluks të madh pacientësh që ka sjellë edhe kaos mes tyre. Në media bëhet e ditur se qytetarët kanë thyer edhe xhamat e portës kryesore për shkak të fluksit të lartë dhe numrit të pakët të mjekëve në shërbim.

Mësohet se më shumë se 30 persona presin në radhë ndërkohë që në urgjencë është vetëm një mjek në turn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here