Home POLITIKE Forca të shumta policie marrin në mbrojtje Bashën

Forca të shumta policie marrin në mbrojtje Bashën

522
0

Fill pas deklaratës së Sali Berishës në syri.net që cilësoi Lulzim Bashën si shkatërrues të PD dhe si tradhtar të parimeve demokratike në PD, forca policie dhe të SHISH janë shtuar për llogari të ruajtjes fizike të tij.

Deklarata e Bashës ka sjellë reagime të shumta në radhët e demokratëve në mbarë Shqipërinë, të cilët janë ashpërsuar ndaj Lulzim Bashës.

Aq me tepër kur Berisha tha se Basha ka prerë në besë PD si dhe ka filluar mobilizimi policor, sepse flitet për makina të dyshimta në rrugën nga ku kalon Lulzim Basha.

Për të mos krijuar probleme për jetën e kryetarit të PD-së, forca të shumta policie kanë marrë në mbrojtje të përforcuar shtëpinë e Bashës. Po kështu janë shtuar makinat e policisë që do të shoqërojnë kryetarin e PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here