Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatos Hoxha ironizon ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sot u ul në reshtin e parafundit të Parlamentit.
Hoxha shkruan në rrjetet sociale se dikur ai qëndronte pikërisht në atë karrike, e në atë kohë Berisha i nënvlerësonte deputetët e radhëve të fundit, duke u thënë se nuk do të mbahen shënim në memorien historike të partisë.
Hoxha thotë se ai pozicion ishin vetëm “Back Bencher”, ndërsa sot është Sali Berisha një “Back Bencher”.
Çfarë është Beck Bencher? Një person i cili është mbështetës i një partie por nuk mban poste drejtuese.
Shkrimi i plotë:
Doktor, urime per fillimin e legjislaturës së re.
Unë u gëzova shumë, sepse je ulur në karriken ku ulesha unë dikur dhe më riktheve kujtimet.
Unë dhe kolegët e mij që uleshim në rreshtin e fundit nuk ishim vetëm “back-bencher”, por edhe kandidatë për t’u përzenë nga partia.
Të kujtohet kur thoje për ne: “vota e tyre kundër nuk do mbahet shënim në memorien historike të partisë, nuk do ketë asnjë pasojë”.
Ne kishim votuar kundër një pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut këtë. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja.
Pastaj na përzure në grup.
Tani Luli pabesisht të bëri “back-bencher”, si ne, duke të lavdëruar.
Unë nga ajo karrike ruaj kujtime të mira, sepse sa kohë ulesha aty populli më respektonte si njeri me integritet, të pastër e me dinjitet.
Unë edhe sot jam krenar, sepse atë karrike ku ulesha nuk e turpërova kurrë. Po ti, do ta nderosh dot?