Nuk kanë munguar edhe sot në Ditën Përkujtimore te vrasjes së Liderit të Dhjetori, shigjetat për Lulzim Bashën.
Basha shkoi te Monumenti ngritur për Azem Hajdarin dhe me pas mijëra demokratë e masakruan me postime për aktin e kryer ndaj Sali Berishës.
Një prej tyre shkruante:”Azemin e vranë socialistët, kurse ti Lul vrave Berishin sa është gjallë”.
Ndërkohë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, përkujtoi sot Azem Hajdarin. Sipas tij, Sali Berisha dhe Azem Hajdari janë pjesa më e mirë e historisë.
“23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi. Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime, por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone, te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem!
Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi! Respekt e nderim!”- shkruan Paloka.