Në episodin e sotëm të Përputhen ka patur shumë debate mes vajzave.
Përveç Mikelës dhe Ritvanës, tensione dhe gjuhë të ashpër ka patur edhe mes Alvisës dhe Adës.
Pas transmetimit të një pjese të takimit të Alvisës dhe Bashkimit, Ada u shpreh se nuk pas mes tyre asnjë emocion. Në këtë moment Alvisa reagon duke u shprehur: Çfarë duhet të bëja, t’i hipja sipër, duke iu referuar takimit të Adës me Edin ku shfaqeshin mjaft të afruar.
Ky koment ka prekur Adën e cila ka reaguar shumë ashpër ndaj Alvisës duke i kërkuar të mos flasë më dhe të mbyllë gojën.