Home AKTUALITET Policia “aksion” ndaj shoferëve/ Mbi 2 mijë të gjobitur, 15 të arrestuar

Policia “aksion” ndaj shoferëve/ Mbi 2 mijë të gjobitur, 15 të arrestuar

433
0

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet intensive në akset kryesore të vendit, ku si pasojë janë vënë në pranga 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

Prej tyre, nëntë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje dhe gjashtë për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Policia po ashtu ka bërë me dije se janë pezulluar edhe 132 leje drejtimi ndërsa në të gjithë vendin, janë ndëshkuar 2531 drejtues mjetesh.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.nullnull

Janë pezulluar 132 leje drejtimi, nga të cilat 69 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt. Kurse me gjobë janë ndëshkuar në të gjithë vendin 2531 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Ndërsa, efektivët  e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve kanë godtitur një rast të mitdhënies. Një drejtues me iniciale F.K. është kapur duke drejtuar makinën pa e vendosur rripin e sigurimit, pa kryer kontroll teknik dhe pa siguracion dhe u ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera.

Ndërkohë, shërbimet e Njësisë Operacionale për sigurinë e autostradës Milot-Morinë, kanë kapur në Skuraj, Kurbin, shtetasin I. N., duke transportuar me një automjet furgon, disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës“, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here