Home AKTUALITET Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e Qytetit”/...

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e Qytetit”/ 4 persona të arrestuar

46
0

Në Sarandë janë arrestuar 4 persona të cilët janë kapur në flagrancë duke ndërtuar pa leje në zonën e mbrojtur Kurora e Qyetit.

Ndërkohë është shpallur në kërkim Aleksandër Rica, 49 vjeç, personoi për të cilën po ndërtohej vila.

Punëtorët e arrestuar janë shtetasit: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas janë kontraktuar nga shtetasi A. R, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here