Home AKTUALITET “Me legen në dorë ua laja këmbët të gjithëve”/ Burri i Violetës:...

“Me legen në dorë ua laja këmbët të gjithëve”/ Burri i Violetës: Për punë të morëm, si Marigoja

720
0

Violeta dhe Fadili kanë qenë dy protagonistët e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, të cilët kanë treguar për krizën në martesën e tyre.

Prej 28 vjetësh e martuar me Fadilin, Violeta ka rrëfyer vuajtjet e saj duke treguar se ashtu si në fillimet e martesës ende duhet t’u lajë këmbët të gjithë pjesëtarëve të familjes së burrit të saj.

Kjo gjendje duket se e ka lodhur Violetën, e cila historinë e saj e ka ndarë me publikun.

Ndërsa, nga ana tjetër, Fadili thotë se kështu e kërkon zakoni dhe se Violetën e ka marrë për punë, si Marigoja.

Debati mes Violetës dhe Fadilit

Violeta: Visheshe e lyheshe e dilje dhe mua më lije në shtëpi!! Për çfarë më ke marrë mua ti? Për gomar më ke marrë?

Fadili: Për çfarë më solle këtu ta di unë?

Violeta: Për çfarë? Se tërë jetën për ty kam ndenjur! Kam marrë legenin në shtëpinë tënde dhe një nga një ua kisha larë këmbët! Ka mbaruar kjo! Ka mbaruar po të them!

Fadili: Po shumë mirë, ashtu ishte zakoni atëherë dhe atë do bëje.

Violeta: Akoma po e ndjek atë zakon!

Eni Çobani: Pse jua ka larë këmbët vërtet?

Fadili: Ashtu ishte zakoni zonja Eni.

Eni Çobani: Jo, ua ka larë këmbët vërtet të gjithëve?

Fadili: Po, të prindërve të mi ua ka larë.

Violeta: Të gjithëve ua kam larë! Në darkë vinin radhiteshin e unë me legen në dorë e peshqir në krah!

Fadili: Moj për këto gjëra më solle mua?

Violeta: Nuk u ngope me këtë punë? Nuk u ngope e akoma vazhdon këtë?

Fadili: Shumë mirë, për punë të morëm, si Marigoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here