Home AKTUALITET Shpallet konkursi i ri për infermierë, Rama: Mund të aplikojë çdo profesionist

Shpallet konkursi i ri për infermierë, Rama: Mund të aplikojë çdo profesionist

39
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpallur konkursin e ri online të punësimit për infermierët.

Rama thotë se nga sot deri më 21 shtator ku është afati i fundit, çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licencuar mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

Postimi i Edi Ramës në Facebook
2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me #meritë nga viti 2019, kur hapëm platformën e punësimit online “Infermierë për Shqipërinë”
Ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi, #vijon me shpalljen e konkursit të radhës.
Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
Afati i fundit i aplikimit është data 21 Shtator 2021
Apliko tani
http://infermierepershqiperine.al/operatori-i-sherbimeve…/
Punësim me meritë, për të garantuar shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët
#InfermierëPërShqipërinë
#Transparencë #Meritokraci #Dinjitet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here