Home KULTURE Ardit Gjebrea tregon zhgënjimin që pësoi nga konkurentët e “Kënga Magjike”

Ardit Gjebrea tregon zhgënjimin që pësoi nga konkurentët e “Kënga Magjike”

1047
0

Moderatori dhe produceti Ardit Gjebrea është shprehur i zhgënjyer për prurjet në festivalin Kënga Magjike 2021. Në “E diela shqiptare” në post festival, Gjebrea tha se festivali u spostua pikërisht sepse në muajin dhjetor këngëtarët ishin prezantuar vetëm me balada, dhe se priste më shumë diversitet. Si kantautor, Gjebrea tha se ëhstë mjaft i zhgënjyer pasi në asnjë festival në botë nuk ndodh që 82% e këngëve të jenë balada.

“Në mbi 172 këngë nga kategoria Neë Artist, 82% e tyre ishin balada. Një nga motivet pse e spostuam festivalin është se duke qenë në Dhjetor pjesa më e madhe ishin balada, për të nxitur hitet e verës, thamë të sillnim pak më shumë ritëm dhe kur erdhën këngën dhe u mblodhën për t’u dëgjuar së bashku me kominisionin seleksionues dhe kur pamë se 82% e tyre ishin balada, nuk mund ta fsheh dëshpërimin tim si producent sepse prisja diçka tjetër që nuk më erdhi.

Unë vetë jam kantautor i baladave kështu që po flas për një dashuri timen, por në një festival duhet të ketë më shumë diversitet dhe po të shohësh në festivale të ndryshme botërore Eurosongu, Melodi Festival ne Suedi, Sanremo gjithashtu nuk ndodh që të ketë 82% balada.

Pyetja ime është mos vallë me baladë mund të fitosh festival? Apo ne ende vuajmë shpirtërisht? Unë e kam bërë jetën time, e kam brë muzikën time, tani bëj Të Dielën Shqiptare, kam familjen time, i kam të gjitha e nuk më mungon asnjë gjë. Ajo që më mungon është ju, për ta çuar përpara, për të thënë një kontribut. Mua më dhemb muzika dhe dua të lumi të jetë i rrëmbyeshëm, dua Vjosën, Osumin dhe jo Bunën. E dua dhe lumin e Bunës pafund të që lundroj mbi të, por e dua ta bëj dhe kanotazhin mbi atë lumin e rrjedhshëm që më mungon në këtë festival”,-tha Ardit Gjebrea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here