Home Kryesore Balla: Falënderojmë qytetarët që dëgjuan Ballukun dhe i lanë rrobat me 30...

Balla: Falënderojmë qytetarët që dëgjuan Ballukun dhe i lanë rrobat me 30 gradë!

504
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli sot në Kuvend për krizën energjetike ku theksoi se është dakord me fashën e vendosur nga qeveria për 800 kilovat/orë në muaj dhe se se përtej asaj shifre janë ata që jetojnë në vila, sipas tij.

Por specialistët e energjitikës flasin se nuk mjafton kjo shifër, sepse nuk ngrohesh dot në dimër dhe nuk gatuan normalisht.

Megjithatë Balla falënderoi qytetarët që kanë dëgjuar thirrjet e zv/kryeministres Balluku për të larë rrobat me 30 gradë.

kryetari i grupit parlamentar të PS tha ndër të tjera se “Edhe për vilën e atij këtu paguajmë 800 mijë lekë diferencën që të mos ketë vapë në korrik. Dhe e vërteta është se kur qeveria mori vendimin për 800 kw në muaj u mbështet plotësisht.
Sepse mendoj që përtej kësaj shifre janë këta vilat. Nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Një familje që ka përdorur pak kondicionerin e ka pasur më pak. 
Duke falënderuar çdo qytetar që dëgjoi thirrjet e koleges Balluku për të larë rrobat me 30 gradë, ju qeshnit se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur por nuk vjen më. Gazi dhe Paloka kanë vazhduar “të përputhen”. U takuan por nuk u përputhën. Ju qeshni por kjo qeveria këtu po bën punë”, deklaroi Balla.

Pra që të kursehet energjia elektrike në dimër duhet përdorur lavatriçja në 30 gradë, sipas qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here