Home AKTUALITET Banorja e “5 Majit” i vë flakën banesës së saj që po...

Banorja e “5 Majit” i vë flakën banesës së saj që po shembej, policet e tërheqin zvarrë

1118
0

Situata në zonën e “5 Majit” është tensionuar edhe ditën e sotme. IKMT ka shkuar në mëngjes për të vijuar prishjen e banesave të tjera në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”.

Banorët kanë kundërshtuar sërish shembjen e shtëpive të tyre, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet e banorëve me policinë. Këta të fundit nuk kanë nguruar dhe kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Ndërkohë një prej banorëve, Laureta Nikolli, është tërhequr zvarrë nga 7 punonjëse policie, ndërkohë që më herët ajo kishte tentuar që ti vinte zjarrin banesës së saj prej druri.

Banorja e “5 Majit” i vë flakën banesës së saj që po shembej, policet e tërheqin zvarrë

Projekti i Bashkisë Tiranë i cili lë në qiell të hapur shumë familje të kësaj zone, ka piketuar edhe banesën e prindërve të banores së tërhequr zvarrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here