Home POLITIKE Basha: Ndryshimi nisi nga ne, jemi të bashkuar!

Basha: Ndryshimi nisi nga ne, jemi të bashkuar!

410
0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ndarë në facebook momente nga takimi me demokratët dje në Durrës. Basha thotë se nga PD-ja, nisi ndryshimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë

Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare.

Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit, sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here