Home AKTUALITET Berisha hyn me demokratët në selinë blu, ndërsa Basha mbyllet me çelës...

Berisha hyn me demokratët në selinë blu, ndërsa Basha mbyllet me çelës brenda!

186
0

Sot Berisha me Komisionin për Rithemelimin e PD-së ka hyrë në selinë blu, ku ndodhet Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar nga Kuvendi me datë 11 dhjetor. Basha ndodhet brenda i mbyllur bashkë me disa deputetë e miqë të tij.

Sapo ish-kryeministri Berisha ka hyrë me deputetë dhe drejtues të PD-së që po drejtojnë partinë fill pas Kuvendit Kombëtar të PD-së me datë 11 dhjetor, mësohet se Lulzim Basha ka mbyllur me çelës derën ku ndodhet momentalisht dhe ka lajmëruar policinë e shtetit, e cila po mësyn rrotull Xhamisë së Madhe për të qenë gati për tu futur brenda selisë ku ndodhet Basha.

Ndërkohë që Sali Berisha me anëtarët e Komisionit Nismëtar ka hyrë për mbledhje në selinë blu, në sallën ku do të hynte Berisha, nuk kishte asnjë karrike, pasi ishte urdhëruar nga Basha që të boshatisej salla.

Ndërkohë Berisha akuzoi Bashën se është fshehur në zyrë dhe nuk guxon TE DALE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here