Home POLITIKE Çfarë akuze rrezikon Basha nga prokurorët belg?!

Çfarë akuze rrezikon Basha nga prokurorët belg?!

1378
0

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar, që pretendon të mbajë vulën dhe selinë e PD, duket se i ka pisk punët me prokurorët belg.

Janë pikërisht grupi hetimor që ka ardhur nga Belgjika në lidhje me dosjen “Toyota Auris”, një hetim  i famshëm i filluar pas denoncimit të bërë ngaLulzim Basha në Parlament, i cili i drejtoi gishtin kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke i thënë se një makinë me miliona euro në bagazh e tipit “Toyota Yaris” po vinte në Shqipëri dhe ishte e grupeve kriminale që ishin në krah të Taulant Ballës.

Prokurororia nisi hetimet, policia e monitoroi, kapi mjetin me lekë dhe në Shqipëri si zakonisht ndodhi çudia.

Dosja e cila u fillua për grup të strukturuar kriminal, pastrim i produktit të veprës penale etj, ku u thirr edhe Lulzim Basha, i cili për akuzën ndaj Taulant Ballës dhe u dënua për shpifje, u mbyll.

Doli një shtetas gjerman që pretendoi se ishte pronari i parave, prokuroria shqiptare pa i thelluar hetimet, pa shkuar deri në fund gjithçkaje, lëshoi paratë dhe u dënua vetëm një shofer me afat të shkurtër dënimi për mosdeklarimin e të ardhurave apo fshehjen e tyre.

Por nga ana tjetër janë edhe prokurorët belg. Dosja në Belgjikë vazhdon të jetë e hapur. Lulzim Basha rrezikon jo pak.

Së pari, Lulzim Basha rrezikon të akuzohet si person që fsheh të dhënat dhe informacionet në lidhje me grupet e strukturuara kriminale apo me individë që kanë transportuar atë shumë parash.Basha, ka gënjyer prokurorët belg, nuk ka thënë të vërtetën dhe për këtë ata kanë qenë të qartë në qëndrimet që kreu demokrat ka mbajtur gjatë deklarimeve të tij në SPAK, ku ishin të pranishëm prokurorët belg dhe kolegët e tyre.

Luli është përcjellë nga prokurorët, të cilët qartazi kanë theksuar se Basha gënjente. Kjo është akuza e parë që mund të ngrihet ndaj Lulzim Bashës, për fshehje të së vërtetës.

Akuza e dytë që rrezikon kreu i PD-së, i cili duket se e ka marrë lehtazi çështjen me prokurorët belg, është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal apo drejtimi i tij, sepse prokurorët belg kanë të gjitha arsyet të gjykojnë dhe mendojnë se Basha mund të jetë informuar nga grupe rivale kriminale, të jetë në dijeni të këtij grupi kriminal, ti ketë shërbyer një grupi kriminal.

Kjo për faktin se ai po fsheh të vërtetën dhe nuk po ndihmon hetimet për të zbardhur se të kujt ishin paratë, kush i kishte çuar informacionin që çoi tek kapja e mjetit që transportonte paratë, të cilin tashmë nuk e mohon dot askush, se nga ishte në dijeni Basha disa ditë më përpara dhe kush ja ka thënë informacionin, këtë ai nuk ja tha as prokurorëve belg.

Tani ka ngelur thjesht dhe vetëm të verifikohet fakti se cila do të jetë akuza që prokurorët belg do të ngrejnë ndaj Lulzim Bashës, i cili duket se do ta ketë mjaft pisk punën me hetuesit që vijnë nga Belgjika, të cilët Luli duket se i ngatërron me ata juristët që ja u hedh me procedura, ndërsa në fakt këtë herë përballë do të ketë prokurorë belg të cilët duan të zbardhin të vërtetën dhe as nuk duan t’ia dinë dhe as nuk u intereson se kush është Luli, çfarë bën Luli dhe çfarë detyre mban Lulzim Basha. Për ata, Lulzim Basha është një njeri që po fsheh të vërtetën e një grupi të strukturuar kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here