Çmimet në vendin tonë sa vijnë e rriten çdo ditë e më shumë dhe qytetarët janë ata që po i vuajnë pasojat. Qershitë janë ndër frutat e para të pranverës por duket se me çmimet e këtij viti jo të gjithë do kenë mundësi t’i provojnë. E themi këtë pasi tani në treg një kilogram qershi kushton 800 lekë të reja.
Një çmim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga konsumatorët pasi sipas tyre është i paarsyeshëm duke ditur se edhe vendi ynë prodhon qershi dhe nuk ka nevojë për arsyetimet e zakonshme (taksa, importi, lufta).