Home Kryesore Demokratët e Shkodrës vendosin foton e Sali Berishës në derën e selisë...

Demokratët e Shkodrës vendosin foton e Sali Berishës në derën e selisë dhe e puthin

279
0

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka njohur ndryshimet statuore të Kuvendit të Sali Berishës. Një lajm i tillë është pritur shumë mirë nga demokratët dhe veçanërisht nga ata të Shkodrës. Në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër, disa anëtarë të partisë kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë. Në fotot e shpërndara në media, anëtarët e PD-së duken të lumtur duke bërë fotografi me “Berishën” dhe njëri prej tyre madje e puth portretin e tij.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 marsit, Shkodra e tregoi sërish se është një bastion i djathtë dhe mbështetës të flaktë të Berishës. Kjo pasi Bardh Spahia i cili kandidonte nën logon e “Shtëpisë së Lirisë” fitoi me shumicë votash postin e kryetarit të bashkisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here