Home AKTUALITET Durrës/ Ishin në dasmë, mbi 20 persona shtrohen me urgjencë në spital...

Durrës/ Ishin në dasmë, mbi 20 persona shtrohen me urgjencë në spital me simptoma helmimi

534
0

Mbi 20 persona janë shtruar me urgjencë në spitalin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Mësohet se ata ishin pjesëmarrës në një dasmë, por nuk janë ndjerë mirë.

Burimet paraprake bëjne me dije se ata kanë simptoma helmimi, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije se cili është shkaku i helmimit të tyre. Një pjesë e dasmorëve të shtruar në spital ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia ka shkuar në lokalin ku janë helmuar dasmorët dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here