Home AKTUALITET E rëndë/ Helmohen duke ngrënë syfyr ushtarët shqiptarë

E rëndë/ Helmohen duke ngrënë syfyr ushtarët shqiptarë

866
0

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Gjilan. Pesë anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pasi kanë ngrënë syfyr në kazermën ‘New Born’.

Detaje në lidhje me ngjarjen nuk janë bërë ende me dije e po ashtu as motivi i helmimit.

Lajmi është konfirmuar nga Inspektori i zonës së Gjilanit, Shefik Beqiri. “Sipas mjekëve, dyshohet se janë helmuar. Ende nuk ka diçka të saktë”, ka deklaruar ai për mediat.

Priten rezultatet e mostrave të ushqimeve për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të ushtarëve agjërueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here