Home AKTUALITET Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së

Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së

428
0

Pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në deklaratën e dhënë për mediat, Alibeaj u shpreh se e ka drejtuar partinë më të madhe opozitare në kohën më të vështirë të saj, kur zgjodhi rrugën e qëndresës, duke larguar Sali Berishës, sikurse deklaroi.

”Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en”,-tha Alibeaj, teksa bëri me dije se të premten do të mbahet mbledhja e Kryesisë.

Ndonëse foli për presion dhe sistem elektronik defektoz në zgjedhje, Alibeaj pranoi se demokratët duhet të shohin fillimisht nga vetja për të analizuar efektet e përçarjes dhe rezultatit në zgjedhje. Enkelejd Alibeaj, që u komandua në krye të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, do të vazhdojë të mbajë detyrën si nënkryetar dhe do të jetë pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here