Një banore e “5 Majit” është gjobitur me gati 13 Milionë lekë për ndërtim pa leje.
Bëhet fjalë për shtetasen Laureta Nikolli, e cila ishte në takimin me Edi Ramën dhe dje takoi Sali Berishën. Gjoba i është vendosur me 15 shkurt, ndërsa ka afat për të liruar banesën e saj deri më datë 22 shkurt të këtij muaji, ditë kur edhe do të shembet.
Kujtojmë se aksioni i shembejs së banesave në “5 Maj”, ka nisur disa ditë më parë. Banorët janë nxjerrë me dhunë nga banesat që kanë ndërtuar me djersë.