Artemis Vasili, është e reja shqiptare e cila prej muajsh ka humbur gjurmët, ndërsa familjarët apelojnë për gjetjen e saj.
Ndërkohë mediat greke kanë mësuar detaje të reja lidhur me zhdukjen e të resë me origjinë nga Shqipëria.
19-vjeçarja thuhet se është gjallë. Në letrën që i është dërguar familjes së të resë, thuhet se ajo është gjallë por se mbahet me forcë nga dy pengmarrës burra.
“Kemi informacione se Artemis është gjallë. Mbahet pa dëshirë nga dy burra. Ata e lëvizin nga një vend në tjetrin,” shkruhet në letër.
Artemis u zhduk më datë 15 tetor 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune.