Home POLITIKE Gazetari Curri: SPAK mund të arrestojë Sali Berishën

Gazetari Curri: SPAK mund të arrestojë Sali Berishën

494
0

Debati i fortë te studio e Ylli Rakipit vazhdoi mes Arjan Currit dhe Bujar Nishanit, ish-president Republike, në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha prapë te “Zëri Amerikës” se kemi fakte korruptive për ish-kryeministrin Berisha.

Arjan Curri tha që nëse Berisha nuk tërhiqet nga kjo betejë për rrëzimin e Lulzim Bashës, atëhere ata do fusin në lojë SPAK-un, pra do ta arrestojnë.

Ndërkohë Bujar Nishani, tha se përsa kohë unë kam punuar ministër i brendshëm dhe president Republike, nuk ka patur asnjë fakt për Berishën për shkelje ligji.

Por Curri insistoi se amerkanët për momentin janë me Bashën.

Pak më përpara analisti i njohur Arjan Curri foli për përplasjen e Lulzim Bashës me Sali Berishën. Curri deklaroi se sot “ka filluar lufta” dhe se të dy janë “të plagosur për vdekje”.

Ja si e shpjegon pedagogu, luftën në PD:

Në orën 18:00 filloi lufta. Nuk e kuptuan shumica, që ne e kishim për luftën e brendshme. Ne flasim edhe nëpërmjet rreshtave.

Tani filloi lufta e të gjithëve kundër të gjithëvë. Nuk janë vetëm këta të dy.

Aristoteli para 2600 vitesh tha që rendi natyror është lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Kjo është gjendja natyrore e njeriut në shpella.

Sot, situatën në PD e shoh në gjendje natyrore. Basha filloi luftën të shpëtojë kokën e vetë. Berisha, filloi luftën sapo i ishte ngrënë koka e vetë. Ka ardhur PD në gjendjen natyrore, atje ka një mallkim, të gjithë flasin sapo ikin.

Përveç njërit, që foli pa u dekapituar totalisht, Saliu. Saliun nuk e vranë përfundimisht.

Frojdi thoshte që mashkulli bëhet burrë ditën që i vdes babai. Basha e ka këtë shans. Jung tha nuk ka nevojë ta vrasim biologjikisht, por mjafton shpirtërisht. Lulzimit i erdhi në dorë të bëhej burrë, këtë dhuratë ja dha Amerika. I tha Amerika, ose ti, ose ai, se ky kotec me dy gjela nuk shkon.

Sipas informacioneve tona, Basha kërkoi garanci sepse babai nuk vritej kollaj. Siç e tregoi realiteti nuk e vrau dot. Kemi një bir që do të vrasë babain, që doli e pasuksesshmë, sepse Berisha është në parlament sot.

E dyta, Berisha në rikthimin e kësaj goditje, babai rikthehet që ta mbysi, ta gllabërojë. Kjo është linja trashëgimtare, në politikë dhe familje.

I thashë Berishës, donte të të vriste, por nuk të vrau dot, por as ti nuk po e gllabëron dot.

Të dy të plagosur për vdekje, e kanë futur PD-në në një agoni, që do të zgjasë derisa të vdesë njëri.

Berisha ka bazën e vet, Basha ka armët e tij, institucionet brenda partisë. Ka kryesinë dhe Këshillin Kombëtar“, tha Curri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here