Home Bota Gjykata e Hagës nis hetimet ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë

Gjykata e Hagës nis hetimet ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë

813
0

Lituania i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë që të hapë një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, i tha Washington Post: “Ato që po bën Putini nuk janë tjetër vetëm se vrasje dhe shpresoj se ai do të jetë në Hagë”.

“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë. Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”- tha Karim AA Khan, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ukraina e ka çuar gjithashtu Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) për nisjen e pushtimit me pretekstin se është kryer gjenocid ndaj rusishtfolësve në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here