Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.
Ndryshimet kanë ndodhur në rang drejtuesish, sipas abc news.
Raportohet se Oltion Bistri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Operacionale te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës.
Bistri ka zëvendësuar në këtë post Bujar Ahmetin i cili është transferuar në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.