Në foto: të arrestuarit për vjedhje
Policia greke ka arestuar 19 persona të akuzuar për vjedhje, mes tyre 17 janë shtetas shqiptarë.
Mediet e vendit fqinj kanë publikuar fotot e të arrestuarve të akuzuar për vjedhje të pasagjerëve të transportit publik. Në mesin e personave të arrestuar është gjithashtu edhe një 26 vjeçare shqiptare, Alma Sadiku.
Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë. Sipas medieve greke ndaj të arrestuarve rëndon akuza e vjedhjes.
Të akuzuarit që nga fillimi i tetorit 2021, kishin krijuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike, si dhe ishin ndarë në grupe të cilat kishin për qëllim grabitjen e pasagjerëve gjatë transportit publik.